Flash News

KRYESORE

Taksa e “Rrugës së Kombit” Rama plan të ri brenda 60 ditëve; pranon ftesën e kryebashkiakut

Taksa e “Rrugës së Kombit” Rama plan të ri brenda 60

Pas protestës së qytetarëve të Kukësit, Rama ka përgatitur sot një plan të ri brenda 60 ditëve për përdoruesit e “Rrugës së Kombit”. Rama u shpreh se do të realizojë takime me qytetarët e Kukës, si dhe do të sqarojë uljet që do të kenë përdoruesit e shpeshtë të rrugës nëpërmjet aboneve.

“Brenda 60 ditëve do të komunikojmë me të gjithë për të bërë në plan më të mirën e mundshme për përdoruesit e shpeshtë të rrugës së qarkut të Kukësit”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se ka pranuar ftesën e kryebashkiakut të Kukësit dhe se të hënën  do të realizojë një takim me të.  

“Pasi kryetari i bashkisë së Kukësit më ka kërkuar një takim, unë do të ulem me të për të biseduar duke shpresuar se do jetë i distancuar nga dhuna kriminale e ditës së sotme”, tha më tej kryeministri.

Të fundit