Flash News

KRYESORE

Taksa e shendetit, LSI-ja i bën thirrje Ramës: Kurseja vetes këtë gjynah, tërhiqu!

Taksa e shendetit, LSI-ja i bën thirrje Ramës: Kurseja vetes

Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili i drejtohet me nje thirrje kryeministrit Rama, te terhiqet nga taksa e shendetit.

Me nje postim ne faqen e tij ne FB, Vasili shkruan se “Kryeminisri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë”.

Postimi i Petrit Vasilit:

Tërhiqu kryeministër nga taksa e shëndetit.

Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave.

Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra.

Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë.

Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund.

Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët.

Shëndetësi falas nuk pati jo e jo, por për më zi akoma, po shtojnë dhe taksa të rënda si kjo e pullës, që i bën shqiptarët të paguajnë akoma më shumë për barnat.

Kryeminisri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë.

Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin.”

 

Të fundit