Flash News

KRYESORE

Taksa ndaj Serbisë, Haradinaj: Asgjë kundër Amerikës, por kundër Rusisë

Taksa ndaj Serbisë, Haradinaj: Asgjë kundër Amerikës, por

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim përsa i përket taksës ndaj Serbisë. ai siguron se taksa nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga shteti fqinj.

Këtë deklaratë, Haradinaj e ka bërë në akademinë përkujtimore dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës në Klinë. Kreu i qeverisë, foli dhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve,  ku tha se ata që po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës e kanë gabim.

Haradinaj shtoi se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë. Ai shtoi se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Ambasadori amerikan në Beograd: Për kufijtë e Kosovës kemi parasysh ato që ekzistonin kur ishte krahinë autonome

Të fundit