Flash News

KRYESORE

Taksat dhe varfëria, deputeti tregon planin e PD: Javës tjetër do bllokojmë rrugët

Taksat dhe varfëria, deputeti tregon planin e PD: Javës tjetër do

Javës tjetër pritet të ketë sërish bllokim rrugësh, në kuadër të aksionit opozitar të mosbindjes civile. Lajmin e bëri të ditur deputeti i PD, Ervin Salinji, gjatë një takimi me fermerët e Korçës, tokat e të cilëve vazhdojnë të jenë nën ‘pushtetin’ e ujit.

Sipas tyre, asnjë zyrtar nuk ka marrë masa për rehabilitimin e tokave të tyre bujqësore, të cilat nuk i mbjellin dot në kushte të tilla.

Sipas Salianjit, fermerët, në shenjë proteste, javës që vjen do të bllokojnë rrugët. Ata thonë se nuk mund të paguajnë taksa për një tokë, kur qeveria nuk e ndihmon për ta mirëmbajtur, sidomos në kushtet e përmbytjeve.

POSTIMI I PLOTË

Në mbështetje dhe bashkë me fermerët e Korçës isha ne Podgorie, aty ku tokat janë nën ujë, produktet përfundojnë në lumë, e familjet janë në mjerim; tërësisht të braktisur nga qeveria që i zhvat me taksa dhe nuk jep asnjë shërbim.

Më shumë se 200 hektarë tokë vazhdon të jetë e përmbytur në fushën e Korçës.

Qeveria iu thotë që ose paguani taksat ose iu marr tokën, fermerët thonë ose na jep shërbimet ose javën tjetër do bllokojmë rrugët dhe nuk do paguajmë taksat!

Qeveria nuk bën asnjë përpjekje për tu kujdesur për kanalizimet dhe tharjen e ujit duke mos ofruar asnjë shërbim ndërkohe që taksën e pronës e vjel me dhune dhe me policë.

“Nëse nuk do ta paguani do iu marrim token” iu thonë taksidarët e qeverisë.

Fermerët thonë që asnjë taksë nuk paguhet për toka që janë përmbytur nga kanalizimet e mbyllura të qeverisë. Madje është qeveria që duhet të paguajë humbjet e të mbjellave të tyre nga përmbytja.

Asnjë taksë për tokat e përmbytura! Detyrimi është i qeverisë për produktet bujqësore të kalbura nga kanalizimet e mbyllura.

Të fundit