Flash News

KRYESORE

Taksat ndaj Serbisë, BE: Kosova të tërheqë menjëherë vendimin

Taksat ndaj Serbisë, BE: Kosova të tërheqë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini i ka kërkuar Kosovës që të tërheqë vendimin për rritjen e taksën në 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Mogherini u shpreh se ky vendim është shkelje e marrëveshjes për tregti të lirë dhe Marrëveshjes për Stabilizim Asocim.

“Vendimi i sotëm nga qeveria e Kosovës për të rritur taksën ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja në 100 përqind është qartazi shkelje e Marrëveshjes për tregti të lirë (CEFTA) dhe shpirtit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Europian dhe Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet të tërheqë menjëherë këto vendime”, shprehet Mogherini.

Të fundit