Flash News

KRYESORE

Taksitët protestë për korsitë e biçikletave në Tiranë: Më mirë të na kishte kapë pandemia

Taksitët protestë për korsitë e biçikletave në

Rreth 30 taksistë të rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë kanë dalë sot në protestë kundër korsive të biçikletave të  vendosura në krahun ku ata punojnë përgjatë viteve të fundit.

Sipas tyre, kjo korsi është vendosur pa asnjë konsultë nga ana e bashkisë me bizneset që qëndrojnë në anë të kësaj rruge, duke bllokuar kështu punën e tyre, përfshirë edhe taksistët.

“Nuk jemi kundër hapjes së korsive të biçikletave, po më duket absurde të vendoset në krahun e majtë. Në të gjithë botën bëhen në krahun e djathtë. Është një xhep që 30 taksiste ushqehen me këtë punë, prandaj edhe ne po protestojmë. Më mirë të na kishte kapë pandemia sepse ka shumë neglizhencë. Duam të na lënë të punojmë sepse korsitë në anën e majtë janë të panevojshme”, tha për news 24 një taksist.

Të fundit