Talat Xhaferi takon zyrtarin amerikan: Jam oficer, nuk di të tërhiqem mbrapa

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri ka zhvilluar sot një takim me zyrtarin amerikan, Hoyt Brian Yee.

Gjatë takimit Xhaferi ka theksuar se nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë rrugën  si kryetar i Kuvendit për të formuar Qeverinë e re.

“Si oficer që jam, nuk di të tërhiqem mbrapa, por do vazhdojë në rrugën time si kryetar i Kuvendit për të formuar Qeverinë e re dhe institucionet e tjetra të vendit”, deklaroi Xhaferi” ka thënë Xhaferi.

Xhaferri u zgjodh në krye të Kuvendit disa dië më parë në një situatë të jashtëzakonshme pas votimit nga shumica parlamentare e përpërë nga LSDM, BDI dhe Aleanca Shqiptare.