Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Talent Pool”, një program për t’i kthyer punonjësit në drejtues në kompaninë shqiptare
Kompani të ndryshme në Shqipëri dhe anembanë botës jo gjithnjë e kuptojnë se punonjësi është vlera e shtuar dhe aseti më i çmuar që ata kanë. Shpesh këto kompani rendin të kërkojnë ekspertë të jashtëm, apo persona me kualifikime të ndryshme, kur këtë potencial mund ta vlerësonin dhe ta rrisnin vet duke investuar brenda kompanisë, ku punonjësit me potencial të lartë zhvillimor, shpeshherë i çojnë dëm aftësitë e tyre, pikërisht sepse nuk ekzistojnë strukturat që t’i mundësojnë nxjerrjen në pah të tyre, apo sepse kompanitë e quajnë kosto apo humbje investimin tek burimet njerëzore.
Për fat të mirë ka edhe kompani në vendin tonë që ecin me ritmin e kohës dhe që punonjësit i trajtojnë jo si staf, por si bashkëpunëtorë.
Grupi Balfin ka një program të posaçëm për punonjësit më të talentuar, të cilëve u jepet mundësia që të ngrihen në detyrë dhe t’i japin një hov cilësor përpara karrierës së tyre.
Ky program quhet “Talent Pool” dhe konsiston në identifikimin, trajnimin dhe zhvillimin profesional të talenteve dhe përgatitjen e tyre për marrjen përsipër të pozicioneve më të larta profesionale dhe drejtuese në nivel Grupi, deri tek ai i CEO-s (Drejtorit Ekzekutiv) i çdo kompanie që Grupi Balfin ka në zotërim. Programi identifikon hapat e zhvillimit të talenteve, i realizon ato dhe bën të mundur krijimin e një ekipi të përgatitur punonjësish (që punojnë në shoqëritë e ndryshme të Grupit) të cilëve u ofrohet mundësia të avancojnë në karrierën e tyre në pozicionet drejtuese dhe sfiduese që Grupi Balfin ofron.
Programi i Zhvillimit të Talenteve po zhvillohet për herë të dytë në Grupin Balfin dhe ne takuam disa prej pjesëmarrësve në të, si dhe trajnuesen e javës së fundit të programit.
Granada Flaga, Drejtore e Burimeve Njerëzore e Spar Albania, e sheh me mjaft optimizëm këtë program: “Është viti i dytë i programit dhe është një mundësi e madhe për çdo punonjës të grupit për të zhvilluar njohuritë në një nivel më të lartë si dhe mundësi e jashtëzakonshme zhvillimi profesional. Themi që njerëzit janë aseti më i madh i një kompanie por në Balfin ky është realitet që kemi mundësi të gjithë ta prekim çdo ditë, pasi Balfin po invenston tek stafi i tij me trajnues ndërkombëtarë, duke sjellë praktikat dhe risitë e kohës. E cilësoj një eksperiencë shumë të bukur dhe shumë të vlefshme, që nga kontakti me kolegë nga industri të ndryshme të Grupit, deri te prezantimi me programet në fushën e menaxhimit, të shitjes, burimeve njerëzore dhe marketing. Praktikat janë kaq konkrete sa dhe lehtësojnë zbatimin në punën tonë të përditshme si dhe kalimin e informacionit tek kolegët dhe skuadrat që ne menaxhojmë”.
Ne iu drejtuam gjithashtu Borian Ujkaj, menaxher operacional i Spar Albania, dhe Florian Vathi, Drejtorit të Departamentit të Shitjeve me Pakicë në Neptun Albania, për të parë se si e vlerësojnë pjesëmarrjen në Talent Pool.
Borian Ujkaj, i pyetur rreth efektshmërisë konkrete të këtij programi u shpreh në detaj se "Talent pool është një program po aq inovator sa është edhe i suksesshem. Gjatë ketij programi kemi zhvilluar disa trajnime për të kuptuar rëndësinë e inovacionit në punët e përditshme, gjithashtu edhe trajnime të tjera për të përmirësuar komunkimin e bredshëm me punonjësit, si te dëgjojmë më mirë, komunikimin e jashtëm me audiencën dhe trajnime mbi delegimin e punës. Të gjitha këto do të jenë shumë të nevojshme për kryerjen e një pune sa më të mirë në të ardhmen."
Floriani Vathi, i pyetur rreth eksperiencës së tij në Talent Pool tha se: "Ky Talent Pool i ndërtuar për mua dhe kolegët e mi është një plan zhvillimor i cili përkon mjaft mirë me aspiratat e mia për karrierën time dhe e shikoj si një vlerësim dhe një mundësi shumë të mirë pjesëmarrjen në të. Mundësi për të rifreskuar njohuri të vjetra por edhe për të marrë disa ide të reja shumë të rëndësishme në funksionet operacionale të Neptun."
Ndërkohë që trajnuesja, Julia Goga Cooke, tha për mbarëvajtjen e programit deri tani se “Në këto ditë të fundit të trajnimit të Talent Pool, do të thoja që ka qenë një kënaqësi të punoja me këtë grup shumë të angazhuar, të fokusuar dhe shumë aktiv në pjesëmarrjen e tyre në diskutime dhe shkëmbim idesh dhe eksperiencash. Do të jetë shume interesante për të parë se si ky grup do të aplikojë elementet e këtij trajnimi në kompanitë e tyre."
Vijimi i programit
Programi i Talent Pool është ideuar që të zhvillojë kandidatët pjesëmarrës në tre drejtime: Atë të njohurive drejtuese dhe teknike, njohuri që merren në formatin e trajnimeve në klasa. Njohuritë në punë, që janë trajnime duke ndjekur punën e përditshme të drejtuesve të Grupit (job-shadow) e kombinuar me udhëzimet e tyre (coaching), si në kompanitë e grupit pranë drejtuesve më të lartë, ashtu edhe në nivel zyrash qendrore në Balfin. Trajnimi vazhdon edhe me ndjekje të kandidatit përmes teknikës së mentorimit, ku talenteve u atashohen drejtues shumë cilësorë të Grupit Balfin, të cilët janë një pikë mbështetjeje në avancimin e tyre nëpërmjet suportit në distancë.
Caktimi i pozicionit të ri për kandidatët e suksesshëm
Kandidatët e “Talent Pool” që e përfundojnë me sukses procesin e trajnimit janë kandidatët e parë që merren në konsideratë për pozicionet e reja menaxheriale që janë të lira në Grupin Balfin. Pozicionet e mundshme në Grupin Balfin të cilat mund t’u ofrohen këtyre kandidatëve janë: që nga Zv.Drejtor Ekzekutiv ose Drejtor Ekzekutiv i një prej kompanive të grupit, e deri te Menaxher Projektesh, Drejtor/e Departamenti, apo Menaxher Rajonal.
Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikelin, në sektorin bankar me Tirana Bank, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo etj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38