Flash News

KRYESORE

“Talent Radar Awards 2017-2018”, Strakosha në vendin e parë të klasifikimit

Për sezonin e katërt me radhë, “Awards Radar Talent”, dallon lojtarët më të mirë të rinj nga të gjitha Ligat e Evropës në shtatë kategori primare.

Portieri i Kombëtares Shqiptare dhe njëkohësisht i ekipit italian të Lazios ka kryesuar listën e të përzgjedhurve si portierët më të mirë në Evropë për moshat e reja.

Lazio kishte një sezon mjaft pozitiv pavarësisht se në sfidën e fundit humbi vendin që e kualifikonte në Ligën e Kampioneve.

Skuadra romane refuzoi një çek prej 30 milionë Euro nga Liverpool, shifër e gjykuar si shumë e ulët krahasuar me vlerën e vërtetë të portierit kuqezi.

Ndërkohë, në vendin e dytë sipas përzgjedhjes së ekspertëve në “Radar Talent” është Arrizabalaga, që mbron portën e Athletic Bilbao në Spanjë, dhe në të tretin portieri i Espanjolit, Diego Lopez.

Të fundit