Flash News

KRYESORE

Talenti shqiptar firmos me Cagliarin, Gianluca Di Marzio: Investim për të ardhmen

Talenti shqiptar firmos me Cagliarin, Gianluca Di Marzio: Investim për

16 vjeçari shqiptar Klajdi Pici ka firmosur një kontratë me klubin e Serie A, Cagliari, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Klubi nga Sardenja ka firmosur me talentin shqiptar, i cili ishte objektiv edhe i Empolit, Fiorentinës, Spezias, Entella, Sampdorias, Alexandrias, Luganos dhe Genk.

Pici është 16 vjeç dhe luan si qendër mbrojtës dhe është pjesë e Kombëtares Shqiptare U17.

Eksperti i futbollit Italian, Gianluca Di Marzio e ka konsideruar blerjen e Klajdi Picit si investim të rëndësishëm për të ardhmen e klubit Italian.

Aktualisht renditet në vendin e 12-të në Serie A dhe vitin tjetër do të jetë sërish pjesë e kategorisë më të lartë të futbollit në Itali.

Të fundit