Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Artan Gjyzel Hasani
Ky shënim merr shkas, përveç shumë arsyeve të njohura në hapësirën shqiptare të debatit gjuhësor, edhe nga një ndodhi e para pak kohëve këtu në Toronto.
Rastisa në një tavolinë me një avokat shqiptar të Maqedonisë dhe më bëri shumë përshtypje shqipja e pastër e tij.
Meqë në atë grup kishte shqiptarë nga veriu, por edhe nga jugu, avokati kalonte lehtësisht nga një dialekt në tjetrin në varësi të personit që kishte përballë.
Çudia u bë më e madhe kur, pas pak ditësh, pata një korrespondencë në email-e me të. Shqipja e tij ishte nga më korrektet që mund të bëhej. Shqipja e shkruar zyrtare pa asnjë cënim dialektor në drejtëshkrim. E pyeta se si shpjegohej që ishte kaq i saktë në gjuhën shqipe, qoftë në dy dialektet kryesore, qoftë edhe në shqipen e shkruar zyrtare dhe përgjigja e tij ishte kjo: “Unë jam nga Manastiri dhe tradicionalisht në atë qytet flitet një shqipe e pastër dialektore dhe shkruhet shqipja zyrtare. Mësuesit e gjuhës shqipe në shkollat e Manastirit nuk toleronin asnjë deformim të gjuhës së shkruar shqipe të versionit të Kongresit të 1972-shit. Në Maqedoni për dekada me radhë të shkruarin e saktë të shqipes e kemi parë si një mjet të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar”.
Po kaloj në temë tani.
Quhet “Gegnisht”, por në ditët tona është një përzjerje e tipit “tallava” e të gjithë mënyrave të të folurit e te te shkruarit në hapësirën urbane dhe suburbane nga Shkumbini e lart, çdo nëndialekt krahinor, çdo e folur katundi, kodre, mali, çdo e folur lagjeje dhe fisi.
Të gjithë pretendojnë se po flasin e shkruajne “Gegnisht”.
Sa më e deformuar shqipja e tyre aq më “Gegnisht” u tingëllon
Ekspansioni i muzikes dhe kengeve bashkekohore kosovare e coi kete deformim te “Gegnishtes” ne zenit.
Nje tallava gjuhesore qe sot flitet e shkruhet ne trecerekun e hapesires mbareshqiptare.
Bëhet fjalë më shpesh për një “gegnishte” analfabetësh, neglizhentësh, injorantësh apo njerëzish me arsim të cunguar, këtej dhe andej kufirit të Shqipërisë londineze. Të gjithë pretendojnë se po flasin e shkruajnë “Gegnisht”. Sipas tyre çdo gjë e shkruar që nuk ngjason me toskërishten apo versionin e shqipes zyrtare është automatikisht “Gegnisht”.
Kurrë ndonjëherë nuk ka qenë Gegnishtja kaq e bastarduar.
Mendoj se ka ardhur koha të unifikohet Gegnishtja, përndryshe do të katandiset si variant gjuhësor tallava jo vetem i shqipes, por i vete Gegnishtes se Mjedes e korifenjve te dikurshem te atij dialekti magjik.
Nëse diktatura e konsideroi Gegnishten si një vejushë që, pasi ia vrau me perdhune prinderit, e la të jetonte në izolim total, në ditët e sotme Gegnishtja po trajtohet si një e përdalë të cilën mund ta pallojë cilido, sidomos nga Shkumbini e lart.
E kam thënë edhe herë të tjera, “gegnishtja“e sotme sidomos ne poezi është bërë perçja e mediokritetit. Vargje të cilat nëse i kthen në gjuhën shqipe zyrtare nuk kanë asnjë vlerë artistike, por që abuzojnë me tingëllimën poetike që ka ai dialekt, qoftë edhe në versionin bashkëkohor “tallava”.
Do t’u dridheshin eshtrat në varr Mjedjës, Fishtes, Shirokës e Koliqit nëse, falë teknologjisë, do mund t’u përcillnim poezitë në “gegnisht” të pasardhësve të tyre.
Gjuha zyrtare e shkruar shqipe e dalë nga Kongresi i 1972 mund të jetë e kontestueshme deri në zhbërje për padrejtësinë që iu bë Gegnishtes në favor të Toskërishtes, me shkaqe më shumë politike, se sa gjuhësore. Ka shume prova e shembuj qe e mbeshtesin kete padrejtesi te atij kongresi.
Por duam apo nuk duam, deri sot, ne atë variant të shqipes së shkruar kemi të pranuar zyrtarisht.
Dhe ka veç një shqipe të shkruar.
Siç ka veç një anglishte te shkruar, një gjermanishte të shkruar e kështu me rradhë.
Nuk është as shpkje shqiptare e as perversion komunist unifikimi i dialekteve në krijimin e një gjuhë të përbashkët të shkruar.
Çdo gjuhë ka disa dialekte, ndonjëherë edhe qindra dialekte, por ka veç një version zyrtar kur bëhet fjalë për gjuhën e shkruar.
Një gjuhë shkruhet vetëm në versionin e pranuar zyrtar, por mund të flitet në cilindo dialekt sipas preferencës.
Shqiptarët pa dallim dialekti apo përkatësie territoriale, shqiptarë të Shqipërisë londineze, shqiptarë Kosove apo Maqedonie, shqiptarë nga veriu apo jugu, të gjithë janë të detyruar të mësojnë të shkruajnë gjuhën zyrtare shqipe.
Kur shkojnë jashtë vendit ata mësojnë gjuhën zyrtare të shkruar të atij vendi dhe jo dialektet e atyre gjuhëve.
Shqiptarët duhet të mësojnë të shkruajnë gjuhën zyrtare shqipe.
Mendoj se duhet të jetë e detyrueshme me ligj që askush nuk mund të marrë diplomën e shkollës së mesme, nëse nuk kalon testin e gjuhës së shkruar shqipe.
Për të folur le të flasin në atë dialekt apo zhargon të shqipes që iu pëlqen.
Dhe pasi të mësojnë te shkruajne gjuhën zyrtare shqipe atëhere le të shkruajnë edhe në versionin e gegnishtes së Mjedës, Fishtës, Koliqit e mjeshtrave të tjerë që atij dialekti ditën t’i zbulojnë melodiozitetin dramatic nëse kanë aftesi ta bëjnë kete gje..
Gegnishte dhe jo tallava “gegnishteje”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38