Tani çdo gjë është më e thjeshtë, Facebook ndryshon pamjen dhe sjell shumë ndryshime për përdoruesit

Një paraqitje më e thjeshtë, më e rregullt dhe me tekste më të mëdha. Facebook ka ndryshuar versionin e tij në kompjuter për të gjithë përdoruesit. Vetë kompania ka deklaruar se ka bërë disa hulumtime për të kuptuar çfarë duan përdoruesit dhe këto ndryshime kanë ardhur duke iu përshtatur kërkesave të tyre.

“Ne kemi bërë disa hulumtime, duke biseduar me përdoruesit për të kuptuar se si të përmirësojmë përvojën në internet, dhe sot jemi të lumtur t’ju prezantojmë me risitë e reja, një pikë e re fillestare për vitet e ardhshme të Facebook.”

Nga ana tjetër, Facebook po ashtu ka vënë në dispozicion të përdoruesve –ata që kanë dëshirë – edhe modalitetin e errët (dark mode), pra, sfondin e zi.  Ky opsion pëlqehet shumë nga përdoruesit dhe po ashtu kursen dhe baterinë.

Tanimë, çdo gjë është më e thjeshtë, kalimi nga faqja në faqe bëhet më shpejt si dhe faqja kryesore ngarkohet më shpejt se më parë. Midis ndryshimeve të tjera, një skedar i ri sjell foto dhe video me ekran të plotë. Pamja e përgjithshme është më e rregullt, me një plan urbanistik të thjeshtuar dhe tekste më të mëdha.