Flash News

KRYESORE

“Tani do flasë sovrani”, Klosi replikon me Bashën për protestën e 8 qershorit

“Tani do flasë sovrani”, Klosi replikon me Bashën për

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka komentuar paralajmërimin e Lulzim Bashës në mbyllje të protestës së djeshme, ku u shpreh se 'koha e fjalëve mbaroi dhe tani do të flasë sovrani'. Deputeti socialist i Beratit nuk jep një përgjigje konkrete, por mbrohet duke thëne së sovrani flet vetëm me votë, e zgjedhjet e radhës ku ata do të shprehin ‘fjalën’ e tyre është më 30 qershor.

“Që të dëshmojmë se çfarë flet sovrani, shkojmë në zgjedhje. 30 qershori dita kur sovrani do të flasë. Sovrani do të flasë me votë, kjo është ajo që e shqetëson opozitën”, deklaroi Klosi në emisionin ‘Top Talk’.

Sipas ministrit të Mjedisit, nëse kihet parasysh ‘fjala e sovranit’ jashtë demokracisë, merret parasysh dhuna gjatë protestës natën e kaluar tregoi se është lidershipi ai që e komandon edhe dhunën.

“Sovrani flet me votë. Nëse pastaj flasim jashtë demokracisë, janë pastaj zhvillime si ajo e djeshmja, ku gjatë protestës së opozitës pati akte dhune. Ndryshe nga 1 javë më parë kur nuk pati episode dhune, dje pati akte të rënda dhune. Çka tregon se është lidershipi i protestës ai që komandon dhunën”, u shpreh Klosi, duke shtuar se edhe 3 protestuesit e plagosur ishin lënduar jo nga forcat e policisë, por nga vetë protestuesit.

Protesta e radhes se opozites do te jete me 8 prill ne oren 19:00 para Kryeministrise - tubimi i tete kombetare ku kerkohet largimi i Edi Rames dhe krijimi i nje qeverie tranzitore qe te organizoje zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Të fundit