Flash News

KRYESORE

 “Tani do jemi kolegë”; Tahiri s’e mban dot të qeshurën nga pyetja e gazetares

 “Tani do jemi kolegë”; Tahiri s’e mban dot të

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është përballur pas disa muajsh me gazetarët dhe interesin e tyre për të mësuar më shumë rreth provës së re që sipas tij ka paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ish-ministri ka kërkuar mirëkuptimin e tyre për të pritur edhe dy ose tre ditë, kur ai të japë publikisht sqarime se për çfarë prove bëhet fjalë, duke thënë vetëm se ka paraqitur një provë mjaft decizive për hetimet e Prokurorisë.

Por, gazetarët kanë shkuar përtej procesit dhe e kanë ‘thumbuar’ paksa ish-ministrin, sa i takon portalit të ri që ka hapur së fundmi të quajtur ‘Zëri i Popullit’, të cilin e ka regjistruar edhe në QKR me emrin e tij.

“Meqë do jemi edhe kolegë, pasi do jeni pronar i një medie, cili do jetë vizioni juaj në drejtim të portalit 'Zëri i Popullit", e pyeti gazetarja Klodiana Lala e ‘News 24’ ish-ministrin, i cili nuk e ka mbajtur dot të qeshurën dhe nuk pranoi të komentojë dhe u shpreh vetëm me dy fjalë: Herë tjetër!

Portali është themeluar më 13 shtator të këtij viti dhe vlera e kapitalit rezulton të jetë 100.000,00 lekë.

Ndërkohë, në këtë portal nuk është publikuar NPIT-i dhe as emrat e drejtorit dhe kryeredaktorit.

Nga të dhënat në QKR rezulton se Tahiri është administratori dhe ortaku i vetëm te ‘Zëri i Popullit.

Të fundit