Flash News

KRYESORE

“Tani është koha”, Soreca jep një tjetër mesazh për shqiptarët

“Tani është koha”, Soreca jep një tjetër mesazh

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka reaguar pas vendimit të Komisiont Europian për të mos e pranuar kërkesën e Hollandës, për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Soreca e ka konfirmuar këtë vendim, duke thënë se KE do të vazhdojë monitorimin nga afër të përmbushjes së standardeve të liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe vende të tjera.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së Holandës dhe bazuar në të dhënat përkatëse të informacionit në dispozicion, Komisioni i BE-së ka vendosur që në situatën aktuale nuk janë plotësuar rrethanat për të vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të vizave.

Komisioni sigurisht do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza.

Tani është koha që, pas këtij konfrimimi, Shqipëria të çojë më tej arritjet e saj të rëndësishme të vitin 2010 dhe për të ecur përpara me energji të përtërira, duke pasur parasysh vendimin e rëndësishëm të Këshillit të BE-së në tetor. #BEpërShqipërinë”, shkruan në tëiter Soreca.

Të fundit