Flash News

KRYESORE

"Tani është mirë", Selena Gomez gati projektet të cilat do jenë tërësisht personale

Selena Gomez ka kaluar një vit të vështirë ku për shkak të problemeve të shëndetit mendor është detyruar të shtrohet disa javë në spital.

Por tashmë është mirë, ajo e ka marrë veten dhe ka shijuar disa ditë në Itali ku edhe festoi ditëlindjen e saj të 27-të.

Ky vit pritet që të jetë i vrullshëm për këngëtaren e cila do sjellë projekte të reja dhe të cilat do mbajnë vulën e saj. Pra do të jenë shumë personale.

Gjatë premierës në filmin e saj më të ri, “The Dead Don’t Die”, Selena zbuloi se është duke punuar për projekte të reja muzikore dhe duket se tani çdo gjë është gati.

Të fundit