Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Tani jo më e panjohur, Tirana është më e preferuar se sa Roma dhe Parisi për t’u vizituar
Tirana është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të turistëve në Evropë, madje duke ngjallur më shumë interes se sa qytetet mjaft popullore të botës, Roma dhe Parisi.
Bazuar në të dhënat e raportit të “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb”, kryeqyteti shqiptar mban vendin e dytë në listë sa i përket rezervimeve të bëra nga turistët për strehim nëpërmjet platformës Airbnb.
Raporti përfshin të dhënat për 12 muajt e fundit, dhe rendit në krye të listës qytetin Lviv në Ukrainë.
Referuar shkrimit të bërë nga gazeta britanike “Evening Standard” turistët tani preferojënn të vizitojnë qytete pak të njohura, e që ofrojnë shërbime me çmime të lira.
Në vend të tretë është qyteti polak i Katovicës, pastaj Kosica në Sllokavi, Kaunas në Lituani, Antalia në Turqi, dhe Bari në Itali. Në tri vendet e fundit janë Moska në Rusi, Lisbona në Portugali, dhe Alkmaar në Holandë. Sipas gazetës britanike, pasi një fundjavë për dy persona në kryeqytetin shqiptar kushton rreth 153.43 paund.
Lista
- Lviv, Ukrainë - £137.42
- Tiranë, Shqipëri - £153.43
- Katovicë, Poloni - £191.72
- Kosice, Sllovaki - £195.52
- Kaunas, Lituani - £236.79
- Antalja, Turqi - £245.57
- Bari, Itali - £294.38
- Moskë, Rusi - £336.26
- Lisbonë, Portugali - £378.12
- Alkmaar, Holandë - £409.69