Flash News

KRYESORE

“Tani më mori polici”; përgjimet e Prokurorisë për dosjen Habilaj

“Tani më mori polici”; përgjimet e Prokurorisë

Në dosjen hetimore të cështjes Habilajt, Prokuroria për Krime të Rënda ka zbardhur disa biseda mes të pandehurve.  Në një përgjim që mban datën 6 maj 2015, të pandehurit flasin në peshkarexhën “Fatima”, në pronësi të Rosario Gulianos dhe Giuseppe Gracos.

Në dosje thuhet se peshkarexha ka ndaluar në Porto Romano dhe në të ndodhen Rosario Gulianos, Giuseppe Gracos dhe Moisi Habilaj si edhe disa burra të tjerë shqiptarë.

M.Habilaj: Saro

 

R.Guliano: Cfarë

M.Habilaj: Më dëgjo mirë vëlla

R.Guliano: Më thuaj

M.Habilaj: Tani që do ikësh duhet të largohesh dy milje nga këtu … nga toka … dhe pastaj duhet të ikësh dy milje nga toka … vazhdo vetëm drejt … sapo të mbarojnë dritat tona, se tani më mori në telefon polici që më sqaroi … që mos t’u afrohesh ujrave greke.

R.Guliano: Atëherë unë … më ndiq.. unë po dal që këtej..

M.Habilaj: merr djathtas

R.Guliano: të shkoj kështu

M.Habilaj: Po/BW

Të fundit