Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Imer Mushkolaj/ Gazeta Express
Para pak vitesh debati zhvillohej nëse do të quhej kombëtare a përfaqësuese. Sot kjo mbetet një çikërrimë, krahasuar me ëndrrën që çdo kosovar pret të bëhet realitet – kualifikimin e Kosovës në Europian.
Por nuk ishte e lehtë për të gjithë ata djem që besuan qysh në fillim se ëndrra mund të bëhet realitet, nuk ishte lehtë as për Fadil Vokrrin e bashkëpunëtorët e tij, nuk ishte lehtë as për të gjithë ata që, qysh në fillim, pa hezitim, flitnin për Kombëtaren e Kosovës si një realitet që nuk mund të zhbëhet, pavarësisht se kritikoheshin, shaheshin e linçoheshin nga ata që kishin zaptuar “licencën e patriotizmit”.
Vetëm të flisje për ekip kombëtar të Kosovës konsiderohej herezi nga ata që nuk besonin. Nga ata që hezitonin të thoshin një fjalë të vetme kur djemtë përballeshin me vështirësi, kur bënin çmos të përfaqësonin vendin me dinjitet, pavarësisht humbjeve të thella.
Vetëm të përmendje Kombëtaren e Kosovës konsiderohej blasfemi nga ata që luanin në kartën e folklorizmit. Ishte koha kur mijëra kosovarë marshonin drejt Shqipërisë për të ndjekur ekipin e zemrës, sepse Kosova nuk kishte arritur ende të siguronte një stadium dinjitoz për djemtë që do t’ia zbardhnin fytyrën. Ishte koha kur ëndrra për kualifikim në Botëror e Europian dukej thuajse e pamundur të bëhet realitet. Ishte koha kur Kosova pësonte humbje të thella dhe shumë nga propagandistët folkloristë iu gëzoheshin atyre. Por gjërat kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar shpejt dhe për të mirë.
Vendosmëria, përkushtimi dhe angazhimi i djemve ka bërë që për Kombëtaren e Kosovës të ndërrojnë mendje edhe skeptikët më të mëdhenj. Edhe ata që nuk ishin në gjendje të shkruajnë asnjë shkronjë të vetme në rrjetet sociale si mbështetje, inkurajim për djemtë që po na bënin krenarë dita-ditës.
* * *
Sot është krejt ndryshe. Qindra-mijëra kosovarë duatrokasin djemtë e Kombëtares teksa arrijnë suksese të njëpasnjëshme. Mijëra të tjerë i ndjekin nga mbrapa, duke bërë tifozllëk kudo që ata paraqiten. Tash, në kohë fushate, politika përpiqet t’i keqpëdorë, të manipulojë me ta për një grusht votash, siç ishte rasti me videon propaganduese të Kadri Veselit. Tash, në kohë fushate, për të uruar ekipin kombëtar të Kosovës kujtohet edhe Albin Kurti. Tash, në kohë fushate, tifoze e flaktë e Kombëtares shfaqet edhe Vjosa Osmani, e në kulmin e demagogjisë Lutfi Haziri ngatërron Zhegrovën me Vojvodën. Tash, në kohë fushate, dikush kërkon shpejt e shpejt një hapësirë për të vendosur statujën e Fadil Vokrrit. Tash, në kohë fushate, gjithë politika është me djemtë e Kombëtares.
Tash tifo për paraqitjet dinjitoze të djemve kosovarë bëjnë ata që nuk kanë lidhje me dinjitet, ata që kanë qeverisur papërgjegjshëm, ata që kanë keqqeverisur. Tifo bëjnë edhe ata që kanë probleme me ligjin, ata që kanë aktakuza e janë rreshtuar në lista deputetësh, ata që nuk e kanë dert pse rrejnë publikisht në studio televizive, ata që iu premtojnë qytetarëve gjëra që kurrë nuk i realizojnë. Tifo bëjnë edhe ata që Kosovën e shohin veç si njëfarë shteti tranzitor, që nuk ia njohin simbolet, por që i gëzojnë privilegjet e majme që po ky shtet ua jep. Tifo bëjnë edhe ata që mendonin se ekipi kombëtar i Kosovës nuk do të bëhej kurrë dhe optimistët e pandreqshëm i konsideronin budallenj që nuk dinë çfarë flasin.
Sot ekipi kombëtar i Kosovës i bën krenarë të gjithë – edhe kriminelët, edhe hajnat, edhe mashtruesit. I bën krenarë të padinjitetshmit, pakurrizorët, zvarranikët, poltronët e secilit që vjen në pushtet. E pushteti i Kombëtares është shumë më i madh se i secilit prej këtyre që kanë qeverisur ose duan të qeverisin.
* * *
Futbolli është lojë dhe djemtë e Kombëtares dinë edhe të humbin. Por të humbin me dinjitet, siç ndodhi të martën mbrëma kundër Anglisë. Të humbin si fitues. Gjë që nuk di ta bëjë politika në Kosovë. Gjë që nuk dinë ta bëjnë politikanët që me çdo kusht, pa zgjedhur rrugë e mjete, duan ose të rrinë, ose të vijnë në pushtet.
Dhe para se të na lodhin me urime e përshëndetje në rrjete sociale, ata do të duhej të flasin haptas, në mënyrë konkrete, se çfarë do të bëjnë për këta djem, për këtë ekip.
Kombëtarja e Kosovës është një ndër të mirat e rralla që iu ka ndodhur qytetarëve të lodhur e të izoluar. Politika nuk duhet ta fëlliq edhe atë, siç ka fëlliqur gjithçka. Askush nga politika nuk duhet lejuar të manipulojë me ekipin, sepse ai iu takon të gjithëve, është krenaria e të gjithëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38