Flash News

KRYESORE

Tare dështon me sulmuesin e Lampardit, i shkon udhëtimi kot në Londër

Tare dështon me sulmuesin e Lampardit, i shkon udhëtimi kot në

Igli Tare sot ishte në Londër për sulmuesin Oliver Giroud. Për fatin e tij të keq, drejtori sportiv i Lazios nuk arriti të bindë Chelsean për transferimin e francezit.

Kampioni i botës kishte rënë dakord me Lazion për 3 vite e gjysmë kontratë me një rrogë sezonale prej 2.5 milion eurosh. “Blutë e Londrës” nuk ia dolën të siguronin një zëvendësues për të dhe kjo bëri që 33-vjeçari të mos transferohej në Serie A.

“Giroud është stërvitur mirë kohët e fundit, është sjellë si profesionist dhe është treguar një person i shkëlqyer. Ai nuk do të largohet“, theksoi Frank Lampard sot para gazetarëve.

Të fundit