Flash News

KRYESORE

Tare me plan gjenial për Kumbullën, Verona mund të dorëzohet

Tare me plan gjenial për Kumbullën, Verona mund të dorëzohet

Drejtori i Lazios, Igli Tare, ka një dëshirë të madhe në merkato dhe fjala është për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla. Shtatlarti është në merkato dhe Tare e do, pavarësisht se ka një mori skuadrash të tjera kundër.

Plani i vlonjatit është më konkret. Ai ka zbuluar se Hellas Verona pëlqen futbollistin tjetër shqiptar Valon Berisha. Tare kërkon të shfrytëzoj përfshirjen e sulmuesit në marrëveshje dhe më pas të arrijë te Kumbulla.

Operacioni në këtë mënyrë nuk do të ishte shumë i kushtueshëm, ndërsa Verona do të fitonte një lojtar që e do në merkato, por dhe disa milionë euro për kartonin e Kumbullës.

Të fundit