Flash News

KRYESORE

Tare peng i Napolit, hidhet në sulm për objektivin e Interit

Tare peng i Napolit, hidhet në sulm për objektivin e Interit

Sulmuesi Oliver Giroud ishte objektiv kryesor merkatoje për Interin. Skuadra zikaltër donte të afronte në ekip sulmuesin e Chelseas, por në momentet e fundit Conte u step.

Gianluca Di Marzio shkruan se sulmuesi do të kalojë në Serie A, por jo tek Interi. Ai me shunë mundësi do të transferohet te Lazio, por transferimi varet nga Napoli.

Chelsea i ka bërë ofertë Napolit për sulmuesin Dris Mertens. Skuadra blu e lëshon Giroud në rast se arrin te Mertens.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, shpreson që të arrihet gjuha e përbashkët mes napolitanëve dhe belgut Mertens që më pas të kalojë te sulmues francez. Giroud nga krahu tjetër dëshiron largimin nga skuadra e Chelseas, pasi nuk po luan dhe ka mundësi të humbasë Euro2020.

Të fundit