Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Alfred Lela
Nuk mund të thuhet se, ambasadori amerikan, Donald Lu, e ka për herë të parë. Pavarësisht se 'iu iku radarëve' për do kohë, dhe në intermexo u mor, ashpërsisht dhe vendosmërisht, me reformën në drejtësi, duke parë korrupsion dhe kijametin vetëm te gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ai u kthye në vendin e antikrimit. Aty ku e pati nisur.
Në vitin 2015, gjatë zgjedhjeve vendore, kur ai pat folur për kriminelë të lidhur me politikën, të përfshirë në zgjedhje dhe për 'makinat luksoze me xhama të zinj'. E të tjera.
Ka kaluar kohë që atëherë, por jo harresë.
Lu i është kthyer me forcë ethosit (karakterit) antipushtet, duke folur si të ishte politikan i opozitës, në një takim me të rinjtë e Rrëshenit. Një të shtunë kur pushteti kishte dalë nga kryeqyteti, duke sjellë aty provincën 'për të qeverisur' një ditë, ambasadori amerikan kishte shkuar në provincë për t'i dhënë sinjale pushtetit.
Nuk e la me aq, duke iu rikthyer me emra të plotë dhe me plotësinë e forcës, argumentit të vjetër të bandave dhe kriminelëve që kanë lulëzuar, po aq sa kanabisi, në kohën e qeverisjes së majtë.
Çfarë, atëherë, duhet vërejtur si e re në këtë pozicionim të vjetër të ambasadorit amerikan? Një dyshim thotë se z.Lu është në fund të mandatit dhe i lejohet, në njëfarë mënyre, 't'i prishë marrdhëniet' me qeverinë e Tiranës. Kështuqë, vazhdon dyshimi, edhe nëse nuk është 'too little' (shumë pak) është 'too late' (shumë vonë).
Unë kam një dyshim tjetër dhe dua të ftoj në dritën e ftohtë të tij edhe të tjerë. Qasja e Ambasadorit Lu, me kritika ndaj krimit dhe përmendjen e policisë dhe ministrisë së Drejtësisë, edhe pse identifikon pushtetin si pjesë të skenës, lë jashtë kuptimit apo arsyetimit thelbin e gjësë.
E cila është: qeveria dhe shpura e kryeministrit Rama, duhen identifikuar si pjesë e problemit apo vetë problemi, dhe jo si pjesë e zgjidhjes. Ata ishin pjesë e zgjidhjes në vitin 2015, kur ambasadori artikuloi kritikat e para të hapura, por refuzuan duke shkuar në të njëjtë rrugë. Për ta ishte drejtimi i duhur. Nuk duket kështu nga pikëvështrimi dhe vokabulari i ambasadorit. Më shumë se dy vjet më vonë, qarkullimi i të njëjtëve emra dhe shkeljeve, shto edhe ca të tjerë, në repertor e rëndon qeverinë dhe cënon partneritetin me të.
Krimi, nuk është problemi i Shqipërisë, sa kohë që ai është problem i çdo vendi tjetër, përfshirë edhe Amerikën. Problemi këtu te ne është licensa shtetërore për krimin.
Targeti ka lëvizur, z. Lu.