Flash News

KRYESORE

Tarifa e Rrugës së Kombit, Haradinaj “thumbon” Ramën: Shumë e shtrenjtë, askush s’bisedoi me ne

Tarifa e Rrugës së Kombit, Haradinaj “thumbon” Ramën:

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka “thumbuar” sërish qeverinë “Rama”, sa i takon tarifës së vendosur për Rrugën e Kombit.

Gjatë një interviste në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, Haradinaj është shprehur i befasuar nga tarifat që janë vendosur nga qeveria shqiptare për Rrugën e Kombit.

“Është e lartë për besë. Nuk kemi biseduar me Qeverinë e Shqipërisë, por është taksë e lartë. Nuk mundesh me i vendosë një kamioni një taksë prej 50 euro vajtje- ardhje, dhe 25 euro për skaner. Pra po thuajse 100 euro taksë,.. atëherë çka na duhet Unioni Doganor. Është shumë e pakuptueshme, nuk po kuptoj çka po ndodhë. Është një kalkulim shumë i çuditshëm”, është shprehur Haradinaj.

Edhe më herët, Haradinaj e ka kundërshtuar një tarifë të tillë me argumentin se është e lartë dhe do të jetë në dëm të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

Të fundit