Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Tarifa kërkon kujdes: Nga Shengeni ballkanik përfiton Serbia, Evropa ka nostalgji për Jugosllavinë
Diplomati Fatos Tarifa mendon se Shqipëria nuk duhet që të nxitohet me Shengenin ballkanik, pasi do të jetë Serbia që do të përfitojë më shumë.
Gjithashtu ai mendon se shqiptarët në Ballkan duhet që të kenë kujdes, pasi “Serbia është e dashura e Evropës”.
“Unë di të them se, kjo marrëveshje është më shumë në interes të Serbisë, sesa në interes të vendeve të tjera. Si vendi që ka nisur negociatat me BE, si vendi që do të hyjë në BE para nesh, edhe pse Serbia bëri 3 luftëra të mëdha në Ballkan, Serbia është e dashura e Evropës, Jugosllavia ka qenë e dashura e Evropës, nostalgjia për Jugosllavinë është ende e gjallë. Mos të çuditemi, kur një ditë, edhe pa e njohur Kosovën, Serbia mund të bëhet pjesë e BE, do të gjendet një mënyrë.”, tha Tarifa në emisionin “Arena” në Ora News.