Flash News

KRYESORE

Tarifa me Serbinë, Osmani: Vendimi çështje ditësh

Tarifa me Serbinë, Osmani: Vendimi çështje ditësh

Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se vendimi për tarifën me Serbinë do të merret gjatë këtyre ditëve

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Osmani sqaroi gazetarët se lidhur me tarifën ekziston një marrëveshje e partive në qeveri

“Këto ditë të ketë një koordinim dhe do të vendosen hapat qoftë kohor ose përmbajtjesor lidhur me zbatimin e marrëveshjes për tarifën. Pra brenda pak ditësh do të jemi në gjendje… Këtë përgjigje nuk e jap në emër të Kuvendit, por vetëm si partner i koalicionit qeverisës sepse kjo është çështje e qeverisë dhe e dy partive që janë në qeveri”, tha Osmani.

Nga ana tjetër, kryeministri dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se tarifa do zëvendësohet me reciprocitetin.

Të fundit