Flash News

KRYESORE

Tarifat për çelikun dhe aluminin, Trump përjashton përkohësisht BE-në, ndëshkohet Norvegjia

Tarifat për çelikun dhe aluminin, Trump përjashton

Drejtuesit europianë, të mbledhur në një samit në Bruksel, u shprehën të kënaqur me përjashtimin, e akorduar deri më 1 maj për BE-në nga Donald Trump, nga taksat amerikane për çelikun dhe aluminin, por do të kërkojnë një përjashtim të përhershëm.

“Jam e lumtur me këtë përjashtim të përkohshëm”, deklaroi kryeministrja britanike, Theresa May pas mbërritjes në samit.

“Do të shikojmë se si do të mund të sigurojmë një përjashtim të përhershëm”, shtoi ajo.

Sipas një zyrtari të lartë europian, drejtuesit e Bashkimit Europian, parashikojnë të kërkojnë një përjashtim të përhershëm duke u shprehur të hapur për bisedime.

Presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi sot përjashtimin deri më 1 maj 2018 nga taksat e SHBA-së prej 25% për importet e çelikut dhe 10% për ato të aluminit të disa partnerëve të saj të rëndësishëm, përfshirë dhe Bashkimin Europian.

Kanadaja, Meksika, Argjentina, Brazili, Koreja e Jugut dhe Australia janë përjashtuar gjithashtu nga këto tarifa.

Ndërkohë, Norvegjia është njoftuar se nuk është përjashtuar nga tarifat e reja të SHBA-së për çelikun dhe aluminin, deklaroi sot Ministria e Jashtme norvegjeze.

“Ne do ta ndjekim këtë çështje me autoritetet amerikane në Uashington dhe Oslo”, u shpreh ministrja e Jashtme,  Ine Eriksen Soreide gjatë një deklarate.

“Norvegjia pret të trajtohet në mënyrë të barabartë, ndërkohë që eksportet norvegjeze nuk paraqesin një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne do t’ia përcjellim këtë  SHBA-së në mënyrë të qartë”, shtoi ajo.

Sipas agjencisë së lajmeve NTB, vetëm 0,2% e  çelikut dhe aluminit të Norvegjisë eksportohet në SHBA.

Të fundit