Tashmë është zyrtare, Partizani prezanton nesër Ilir Dajën si trajnerin e ri

Ilir Daja
Ilir Daja

Klubi i Partizanit ka konfirmuar lajmin që përflitej prej kohësh për ardhjen në pankinë të Ilir Dajës, si trajneri i ri i ekipit kryeqytetas.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, Partizani ka bërë me dije se tekniku Ilir Daja do të prezantohet nesër.

Kujtojmë se Daja mbylli bashkëpunimin me klubin e Skënderbeut përpara se klubi korçar të mësonte vendimin e Gjykatës Federale për heqjen ose jo të dënimit 10-vjeçar nga UEFA.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani nesër do të prezantoj trainerin e ri në, ambientet e “Arte Boutique Hotel” ora 11:00. Faleminderit