Flash News

KRYESORE

Tashmë gjithçka zyrtare, ekipi grek prezanton Mërgim Mavrajn

Tashmë gjithçka zyrtare, ekipi grek prezanton Mërgim Mavrajn

Ashtu siç pritej, qendërmbrojtësi  shqiptar Mërgim Mavraj, është paraqitur ditën e djeshme  në zyrat e klubit Arisit të Selanikut, ku ka firmosur kontratën dhe është prezantuar zyrtarisht.

Tek ekipi i Aris Mavraj do të ketë shok skuadre Migjen Bashën dhe të dy shqiptarët tashmë do të kërkojnë të lënë shenjë në elitën e futbollit grek.

Objektivi i Mavrajt është të arrijë sa më shpejtë formën optimale për t’u vendosur në dispozicion të skuadrës për ndeshjet zyrtare.

Kujtojmë që Mavraj ishte një futbollist i lirë që pas prishjes së kontratës me klubin gjerman të Hamburgut, që sezonin e kaluar në ndeshjet e fundit e dërgoi të stërvitej në ekipin B.

Të fundit