All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Task-forcat/ Rama ironizon me strukturat paralele të Metës dhe Bashës

Task-forcat/ Rama ironizon me strukturat paralele të Metës dhe
All - Paragraf - 1

Në fjalën që është duke mbajtur në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, dhe liderin e opozitës Basha, në lidhje me rolin që po luajnë në përballimin e kësaj lufte me koronavisurin sicc e quajti ai.

All - Paragraf - 3

Vendi nuk ka nevojë për ngritjen e disa Task-Forcave sipas Kryeministrit, duke iu refuruar grupeve të ngritur nga partia më e madhe e opozitës dhe task-forcës së Presidentit të Republikës, si strukturë paralele.

“Të gjithë përfaqësuesit e politikë sot kanë detyrën që të jenë bashkë dhe jo të ndahen në Task-Forca të ndryshme, që janë partitë e panjohur në planet. Në asnjë planet nuk është shfaqur task-forcë, taskë forcë opozitar, e parlamentare, dhe dixhitale. Për çfarë? Çfarë mund të nxjerrim ne politikisht përveç bojës tonë si persona që përfaqësojmë popullin. Më erdhi shumë mirë jo më larg se dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit publik që ishte as më shumë as më pak po fjalë e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit apo si motrat në të njëjtin pozicion, në të gjitha vendet që janë në luftë. Por sot, as më shumë e as më pak, ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit. Një dezinformim i pajustifikueshëm”, nënvizoi Rama.

Kryeministri nuk la pa bërë edhe krahasimin me Italinë fqinje.

“Shqipëria nuk është kaq e madhe edhe ska aq ekspertë që të ndahet në Task-Forca. Nëse në Italinë e madhe në një vend të G7, një vend me shërbim ekselent të shëndetësisë, sistemi kolapsoi, ku mjekë dhe infermierë në pension u bashkuan. Po në Shqipërinë e vogël çfarë më mirë mund të bëhet nga ekspertë të nderuar të këtyre task-forcave që të bashkohen me autoritetin shëndetësore dhe komunistin teknik. Një helmatisje”, tha ai, duke mos harroi të japë edhe versionin e Qeverisë në lidhje me denoncimin që bëri Qeveria për maskat që përdoren nga mjekët.

“Këto janë maskat që janë shpërndarë për të gjithë personelin shëndetësor në qendra shëndetësore e spitale. Këto janë maska që kanë ardhur nga një fondacion ‘Bijtë e Shqipes’ nga Kanadaja. Ka pasur një regjim doganor dhe për dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara nga një shoqatë bamirësie. ”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri.

 

Të fundit