Flash News

KRYESORE

Task Forcë Speciale me amerikanë, gjermanë e italianë. A është më sekret një operacion që Rama e shpall publikisht?

Task Forcë Speciale me amerikanë, gjermanë e italianë. A

Kryeministri Edi Rama shpallin një aksion të goditjes së krimit ku do të marrin pjesë agjentë të FBI-së amerikane, agjentë gjermanë dhe italianë që vijnë këtë javë në Shqipëri. Një “task force speciale” e quajti Kryeministri, duke shtuar se ajo do të veprojë sipas një plani sekret.

(Sa sekret është një operacion që shpallet publikisht? Ndoshta nxitimi për të mbajtur gjallë pr-in ka fituar mbi nevojën për të mbajtur të fshehtë sekretin).

Fokusi sipas KM do të jenë ata që ai etiketoi si “kriminelë me patllake”, por edhe “të inkriminuar me kollare”.

'Forca e ligjit' tha Rama se do quhet ky operacion.

Të fundit