Flash News

KRYESORE

Tastiera Google Gboard në iOS ofron përkthimin e teksteve në 103 gjuhë të ndryshme

Tastiera Google Gboard në iOS ofron përkthimin e teksteve në 103

Përdoruesit e tastierës Google Gboard në iOS, tashmë mund të përkthejnë fjalë në të gjitha gjuhët e mbështetura në Google Translate. Në listën e 103 gjuhëve gjendet edhe gjuha shqipe.

Përdoruesit mund të shkruajnë dhe të përkthejnë në të njëjtën kohë për çdo gjë që mbështet Google Translate direkt nga iPhone. Diçka e tillë, në fakt, është e disponueshme në Android që nga viti 2017.

Me versionin 1.42 të Gboard është shtuar edhe në iPhone-ët dhe iPad-ët që kanë të instaluar iOS 9 ose versione më të reja. Ndërsa shkruani, do të merrni sugjerime të përkthimit në shiritin mbi tastierë ose të shtypni butonin Google.

Aplikacioni automatikisht gjurmon gjuhën që po shkruani dhe ju lejon të zgjidhni atë që dëshironi të përktheni.

Të fundit