Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Tatimet kanë bllokuar 11 hotele në jug në vendit, shumica e të cilëve të paregjistruara në organet tatimore. Po ashtu edhe 6 bare e restorante janë të pezulluar për 30 ditë pasi janë konstatuar me moslëshim të kuponit tatimor për herë të dytë. Strukturat e hetimit tatimor kanë kallëzuar penalisht edhe dy biznese në qarkun e Vlorës, pasi dyshohet se kanë fshehur të ardhurat dhe më pas kanë prishur shenjat dalluese të kasës fiskale.
Paligjshmëria e subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik është e lartë, për këtë arsye inspektorët e tatimeve kanë intensifikuar kontrollet.
Krahasuar me një vit më parë numri i kuponëve që po lëshohen nga bizneset në zonat e plazhit është dyfishuar, ndërsa raportohet edhe një rritje me 40% e xhiros që sipërmarrësit po deklarojnë.
Në total për një muaj tatimet kanë ushtruar kontrolle në 494 biznese, ku gjysma e tyre rezultuan me shkelje. Vlera e gjobave të vendosura në zonat turistike në jug të vendit është 84 mijë dollarë./TV Klan/