Flash News

KRYESORE

Tatimet kërkojnë taksën e qirave: Paguani 15% të të ardhurave

Tatimet kërkojnë taksën e qirave: Paguani 15% të të

Drejtoria e Tatimeve njofton se pronarët të cilët kanë dhënë apartamente me qira duhet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se gjatë sezonit turistik, Administrata Tatimore i ka kushtuar vëmendje të veçantë, garantimit të përmbushjes vullnetare të këtij detyrimi nga ana e individëve, të cilët shfrytëzojnë këto mjedise për pushimet verore ndërsa shton se në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, do të shfrytëzojë çdo burim informacioni për të identifikuar këto transaksione.

“Individi, përfitues i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 15% të të ardhurave të realizuara, jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Në njoftimin në fjalë, drejtoria e Tatimeve ka shpërndarë edhe formularin e vetëdeklarimit.

 

Të fundit