Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Tatimi mbi pagat, Rama e Ahmetaj kundër Braçes: Nuk u bë deti kos
Ashtu sikundër pritej mazhoranca rrëzoi amendamentin e deputetit Erion Braçe për ta bërë zero tatimin mbi pagat deri në 400 mijë lekë.
“Ka ardhur momenti që ligji të rishikohet plotësisht, në këtë kontekst unë mendoj se ky vend ka nevojë të mbrojë një fashë të ardhurash të domosdoshme për çdo familje”, tha Braçe.
Por ky propozim i tij u kundërshtua nga ministri Arben Ahmetaj. Në diskutim u përfshi edhe kryeministri Rama i cili tha se FMN i ka kërkuar qeverisë që ta ulë tatimin mbi pagat deri tek ato 150 mijë lekë por qeveria nuk e ka pranuar.
“Kur të më tregoni një vend në rajon që e takson zero biznesin e vogël me xhiro deri në 140 mijë dollarë, deri në 5% atëherë hajde dhe e bisedojmë. Pagat 400 taksoheshin 10%, sot paguhen vetëm 1.89% që është një taksim në raport me ata që janë 300 e poshtë qe nuk paguajnë asgjë.
Unë e kuptoj që mund të vijmë te kërkesa që kush lexon buxheti i shtetit ti japë lekë, por nuk jemi këtu. Po kjo nuk do të thotë që u bë deti kos, nuk jemi armiqtë e atyre që kanë më shumë”, tha Rama.