Tatimi për lojërat e fatit, mazhoranca pritet të rrëzojë sot dekretin e Metës

Komisioni i Ekonomisë do të shqyrtojë sot dekretin e Presidentit për projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”” . I pranishëm në mbledhje do të jetë edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Mazhoranca ka njoftuar se përtej vërejtjeve të bëra nga kreut i shtetit, do ta miratojë sërish ligjin në fjalë.

Pak kohë më parë, Presidenti Ilir Meta kthehu për rishikim ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat’. Meta e arsyetonte vendimin e tij duke ju referuar kryesisht nenit që parashikon uljen e tatimit për bizneset e lojërave të fatit.