Flash News

KRYESORE

Taulant Balla: Gati të ulemi me opozitën e re për listat e hapura

Taulant Balla: Gati të ulemi me opozitën e re për listat e hapura

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit se mazhoranca është gati të diskutojë propozimin e kësaj të fundit për hapje të listave në zgjedhje me opozitën parlamentare dhe të diskutojë.

“Ne nuk kemi thënë që nuk do t’i marrim në konsideratë propozimet e kolegëve për Reformën Zgjedhore. PS ka vetëm një kusht për këtë reformë: votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Për sa i përket çështjeve që ju propozoni për hapje listash, nuk është tabu, jemi të gatshëm të ulemi e të diskutojmë”, tha Balla.

Të fundit