Flash News

KRYESORE

Taulant Balla i gëzohet dënimit të Berishës në Gjykatë: U thye një tabu

Taulant Balla i gëzohet dënimit të Berishës në

Përshëndes vendimin e Gjykatës sot në çështjen mes gazetarit Carlo Bollino dhe deputetit Sali Berisha, duke e dënuar deputetin për shpifje, është shprehur kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

U thye një tabu, shpreht Balla, duke shtuar se sot është dita ku gazetarët duhet të ndihen të lirë.

“Nuk ishte një çështje mes dy politikanësh. Por një fitore e një gazetari të lirë ndaj politikanit më gojëprishur të 27 viteve. Sot është një ditë, ku të gjithë gazetarët e lirë duhet të ndihen fitimtarë. Si kudo, ende sot në Shqipëri gazetaria e lirë ka ende vështirësi, ka edhe raste përplasjesh, por periudha kur gazetarët kërcënoheshin, u vendoseshin gjoba, kur futeshin në burg, kur selive të gazetave u vihej flaka, apo kur gazetarët qëlloheshin me armë nga ushtarët e gardës ka marrë fund njëherë e përgjithmonë”, shprehet Balla.

Po ashtu Balla shton se “Sali Berisha dënohet për herë të parë dhe këtë betejë e fitoi një gazetar i lirë. Ky është një ogur i mirë!”

Megjithatë, Balla nuk është ndoshta personi i duhur për të komentuar këtë çështje duke qenë se ai është dënuar vetë dy herë nga Gjykata për shpifje, i paditur nga djali dhe dhëndri i Berishës.

Të fundit