Flash News

KRYESORE

Taulant Balla inspirohet nga Hajdari: Gjithçka që thotë Rudina ekziston

Taulant Balla inspirohet nga Hajdari: Gjithçka që thotë Rudina

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shprehur i entuziazmuar me vendimin e Rudina Hajdarit për të mos djegur mandatin. Në studion e emisionit ‘Mbrëmje Ide’ të gazetares Mirela Milori, Balla shtoi se se me deputetët e ‘opozitës së re’ do jetë e lehtë të dialogosh.

“Unë nuk kam asnjë dyshim që gjithë ajo çka tha Hajdari ekziston. Jemi në një situatë ku të gjithë e kuptojmë se ka filluar një proces zëvendësimi i mandateve të opozitës. Me deputetët e rinj të opozitës në Kuvend të mërkurën bëhen 9 apo 10 deputetë të opozitë dhe jo një grup por mund të këtë dy grupe të deputetëve të opozitës në Kuvend dhe besoj se do kemi një dialog me ta.  Janë të shumta ata që do të dalin përtej interesave të momentit të lidershipit të PD dhe LSI. Fjalët e zonjës Hajdati janë inspiruese”.

Për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Balla u shpreh i bindur se PD dhe LSI-ja do jenë pjesë e tyre. “Ajo që duan të them është se jam i sigurt që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe nuk kam asnjë dyshim. PD dhe LSI do marrin pjesë në zgjedhje. Partitë politike janë organizata që janë krijuar për të marrë pjesë në zgjidhje. Nuk kam asnjë qasje asnjë kontakt me drejtuesit e PD, por iu thash që partitë politike janë instrument në duar të qytetarëve. Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedh humbet arsyen për të qenë parti politike. Një parti që merr vendim e paimagjinueshëm për të mos marrë pjesë në zgjedhje ajo është e humbur. Thirrja që kam ndaj PD dhe LSI është se ata duhet të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet vendore. Me këto zgjedhje do hyjmë me këtë kod që është. Lidhur me këtë Kod që kemi duhet të plotësojnë detyrimet që kanë”, përfundoi Balla.

Të fundit