Flash News

KRYESORE

Taulant Balla ndjek ‘live’ Monika Kryemadhin tek ‘Opinion’. I përgjigjet për rrëzimin e qeverisë

Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ se ka deputetë të Partisë Socialiste të cilët janë të gatshëm të votojnë për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Por kësaj deklarate të Kryemadhit i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili mesa duket, e ka ndjekur live emisionin pasi reagoi ende pa përfunduar intervista e Kryemadhit në ‘Opinion’.

“Monika do rrezoje Edi Ramen me deputetet e PS?😂😂😂  Uroj sinqerisht qe LSI parlamentare te mos e kete mandatin si rrugen Tirane-Elbasan, nje shembje andej, nje renie ketej, e nje keputje aty e nje shkeputje këtu”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

Të fundit