Flash News

KRYESORE

Taulant Balla pranon skandalin: Dënimin e Agron Xhafajt e dinim që në vitin 2012-të; u gjend në vendin e gabuar

Taulant Balla pranon skandalin: Dënimin e Agron Xhafajt e dinim që

Taulant Balla, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka pranuar me lehtësinë më të madhe se ai vetë dhe grupi i Partisë Socialiste ka qenë në dijeni se një i dënuar i drejtësisë italiane jetonte i qetë në vendin tonë.

Balla, i cili është edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, deklaroi në emisionin ‘Tonight’ se kishte dijeni për dënimin e Agron Xhafajt që në vitin 2012-të. Gjithsesi, pavarësisht se ka qenë në dijeni, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama, emëruan vëllain e Agronit në postin e ministrit të Brendshëm.

Balla mori gjithashtu në mbrojtje Agron Xhafajn kur deklaroi se është gjendur në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar kur është arrestuar nga autoritetet italiane.

“Sulmi i PD ndaj ministrit Xhafaj u zhvillua në tre faza. Faza e parë u pretendua për gjoja një zbulim të madh nga ana e PD-së, e cila tha se kish zbuluar një vendim gjykate të vitit 2012, i cili ka qenë në fakt online. Kjo akuzë e ka shoqëruar zt.Xhafaj prej vitit 2002 e deri më tani. Ne e kemi ditur këtë vendim prej vitit 2012, si koleg, mik dhe sigurisht që zotëria në fjalë që është në moshë madhore, që prej vitit 1999 është kapur nga agjencitë italiane në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar, ky person të kryej të gjitha detyrimet që ka. Deri para pak ditësh, nga organet ligjzbatuese italiane nuk ka pasur kurrë një kërkesë për ekstradim”, tha Balla.

Është hera e parë që një deputet pranon se ai dhe partia e tij kanë patur dijeni që një i dënuar i fshihej policisë, ndërkohë që këtë fakt nuk e kanë denoncuar pranë autoriteteve përkatëse.

Të fundit