Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Taulant Balla sulmon në konferencë Lulzim Bashën: Me audio-përgjimin kërkon bllokimin e negociatave; Prokuroria të reagojë
Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka reaguar ashpër pas publikimit të dëshmisë së Albert Veliut, i cili është personi tjetër në audio-përgjimin e Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm.
Balla akuzoi kreun e opozitës, Lulzim Bashën, si autor, regjisor dhe aktor të audio-përgjimit, që ai e konsideroi të montuar. Sipas deputetit socialist, me këtë çështje, Partia Demokratike po kërkon të bllokojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
“Ajo që ndodhi, me paraqitjen publike të personit, që pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit është tregues i shndërrimit të një partie në një organizatë të rrezikshme, që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre dhe më së pari sot, për fatin e keq rezulton se Lulzim Basha është autori, regjisori dhe aktori i videopërgjimit të montuar, me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimmarrjen e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave ndërmjet Shqipërisë dhe BE. Nuk ia vlen aspak të diskutosh për vërtetësinë e deklarimeve të këtij njeriu që edhe pa e ditur se kush është, duket që është mashtrues i rëndomtë, i dënuar disa herë për disa vepra penale. Ajo çka duhet të sjellim në vëmendje të publikut sot, është fakti se është e rrezikshme për fatin e demokracisë sonë, skema dhe metoda që ka përdorur këto ditë PD”, tha Balla.
Duke e konsideruar një inskenim mafioz dhe shantazh kundër shtetit, Balla tha se PS do të kërkojë hetim të plotë dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të veprojë sa më shpejtë për këtë ngjarje.
“E gjitha kjo është një inskenim mafioz. PS do i shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit, duke kërkuar hetim të plotë penal ndaj këtij mashtrimi të prodhuar në zyrat e PD-së. Situata është tepër e rrezikshme. Ky person ose duhet të merret menjëherë i pandehur, ose duhet të merret në mbrojtje të posaçme në Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjithçka mund të ndodh nga ata që e përdorën dhe e paguan. Ky është një sulm i rrezikshëm ndaj institucioneve të shtetit. Prokuroria duhet të reagojë sa më shpejt dhe me vendosmëri ndaj këtij skandali”, tha ai.
Gjithsesi, Taulant Balla nuk foli për asnjë moment për faktin që Agron Xhafaj iu shmang për vite me radhë drejtësisë italiane, ndërkohë që Partia Socialiste dhe kryetari i saj, Edi Rama, ndonëse ishin në dijeni të këtij fakti, e emëruan vëllain e tij, Fatmir Xhafaj, në postin e ministrit të Brendshëm.