Flash News

KRYESORE

Taulant Xhaka feston ditëlindjen, Graniti i dhuron pakon e madhe ‘Louis Vuitton’

Futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka sot ka ditëlindjen dhe mbush plot 27 vjeç.

Në këtë ditë të veçantë, nuk mund të mungonte urimi i vëllait të tij, futbollistit Granit Xhaka, i cili e ka uruar nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.

“Gëzuar ditëlindjen vëlla”, ka shkruar Graniti bashkangjitur fotos ku duket tavolina me tortën, disa gota vere dhe një pako e madhë e markës ‘Louis Vuitton’, ku ndodhet edhe dhurata e tij për të vëllanë.

 Krahas saj, Graniti ka publikuar edhe disa foto nga fëmijëria e tyre, ku ka shkruar : “Gjithmonë të rinj, gjithmonë bashkë”.

Të fundit