Flash News

KRYESORE

Taulanti kërkon gjithmonë një ‘gjyq’

Taulanti kërkon gjithmonë një ‘gjyq’

Zvarritjet e proceseve gjyqësore në vend, ka bërë që shumë njerëz të mundohen ti shmangin ato me qëllim evitimin e ecejakeve. Por mesa duket ka edhe njerëz të cilët i kërkojnë vetë gjyqet me gjithë andrallat që ato kanë.

Deputeti i PS-së, Taulant Balla është një nga njerëzit (publik) i cili i është drejtuar më shpesh se kushdo prej kolegëve të tij sallës së gjyqit.

Balla është ‘përplasur’ në dyert e gjykatave që në kohën kur ishte në opozitë. Aso kohe u padit për shpifje nga fëmijët e ish-kryeministrit Berisha, dhe në gjykatat e Tiranës u zhvilluan disa seanca.

Edhe kur socialistët erdhën në pushtet, Balla vijoi po me të njëjtin ritëm.

Mesa duket, ndryshe nga Taulanti i filmit i cili kërkonte një motër, Taulanti i politikës po kërkon një gjyq.  

Të fundit