Flash News

KRYESORE

Të ardhurat komerciale për sezonin 2016-2017/ Bayern München në vend të parë, ja ekipet e tjera

Sipas të dhënave të Deloitte Football Money League 2018, për sezonin 2016-2017, klubi kampion në Gjermani ka parë të rriten të ardhurat që lidhen me sponsorizimet, licensing dhe merchandising me 0,23% në 343,4 milionë. Kaq mjafton për të kaluar Red Devils, që për shkak të zhvlerësimit të paundit ndaj euros, shënuan rënie me 11% në këtë zë të të ardhurave.

Në vend të tretë është Real Madridi, kampioni i Europës, sipas klasifikimit të përgjithshëm të të ardhurave për sezonin 2016-2017, fitimet komerciale të të cilit u rritën me 14% krahasuar me sezonin e kaluar. Kjo rritje nuk e merr parasysh rinovimin e kontratës sponsorizuese me Emirates në shtator të 2017-s.

Ndërsa fitimet komerciale të Barcelonës mbeten neutrale (në vend të katërt), por renditet një vend më sipër se Paris Saint-Germain. Sipas raportit të Deloitte Football Money League 2018, të ardhurat e klubit francez janë ulur me 10% në sezonin 2016-2017, krahasuar me një vit më parë. Por mundet që efekti Neymar të ndihmojë në rritjen e këtyre fitimeve në sezonin 2017-2018.

Klubi2016-2017 (në mln €)2015-2016 (në mln €)Ndryshimi
Bayern München343,4342,60,23%
Manchester United325,2363,8-11%
Real Madrid301,4263,414%
Barcelona296,2296,10%
Paris Saint-Germain274,1305,3-10%
Manchester City230,5238,9-4%
Chelsea162,7163,1-0,25%
Liverpool161,6159,81%
Borussia Dortmund148,2140,26%
Arsenal136,5142,9-4%
Inter130,154,9137%
Juventus114,4101,712%
Schalke 0494,698,3-4%
Tottenham Hotspur83,977,58%
Atletico Madrid70,553,233%
West Ham United41,240,42%
Napoli34,3n.d.
Everton30,5n.d.
Leicester29,930,1-1%
Southampton19,6n.d.

Deloitte po ashtu publikoi dhe klasifikimin e 20 klubeve më të pasura në botë.

Sipas Deloitte Football Money League 2018, Manchester United është klubi më i pasur në botë për të dytin vit radhazi, duke lënë pas Real Madridin (me diferencë prej vetëm 2 milionë paund). Në vend të tretë, Barcelona me £557.1.

Renditja / 20 klubet më të pasura në botë në mln £
1. Manchester United£581.2 (million)
2. Real Madrid£579.7
3. Barcelona£557.1
4. Bayern München£505.1
5. Manchester City£453.5
6. Arsenal£419
7. Paris Saint-Germain£417.8
8. Chelsea £367.8
9. Liverpool£364.5
10. Juventus£348.6
11. Tottenham£305.6
12. Borussia Dortmund£285.8
13. Atletico Madrid£234.2
14. Leicester City £233
15. Internazionale£225.2
16. Schalke£197.8
17. West Ham £183.3
18. Southampton£182.3
19. Napoli £172.5
20. Everton £171.2

 

 

Të fundit