Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Të armatosur rëndë e të mirëstërvitur/ Njihuni me njesinë speciale që do godasë ‘të fortët’
I shoqëruar nga drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi mjediset ku punon dhe stërvitet Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë.
Siç shihen edhe në video, ekspertët e kësaj Njësie Speciale do të jenë të armatosur rëndë dhe të stërvitur për t’u përballur me ‘të fortët’ brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Lleshaj tha se për operacionet jashtë vendit, kjo njësi do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë dhe do të bëhet pjesë e rrjetit evropian të njësive që merret me kërkimin e personave që i janë shmangur drejtësisë.
“Është shumë e rëndësishme të përcjellim mesazhin se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron. Drejtësia në Shqipëria nuk do të harrojë askënd, që i është shmangur asaj. Kjo do jetë njësi elitë e policisë shqiptare, do jetë prova e këtij angazhimi serioz, për të kërkuar kudo që të jetë dhe për të vënë para drejtësisë këdo që ka llogari të hapura me të.
Kjo njësi do jetë një element i rëndësishëm bashkëpunimi me ndërkombëtarët, se së shpejti do jetë pjesë e rrjetit evropian njësive që merren me kërkimin e personave që i janë shmangur drejtësisë, në Shqipëri dhe jashtë saj”, u shpreh Lleshaj.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1125188477869379/