Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Të arrestuarit e grupit të rrezikshëm sot te Krimet e Rënda, ku ndodhet ‘koka’ e bandës Enver Bajri
Ditën e sotme është parashikuar të dalin para gjykatës 11 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, të cilët u goditën dhe u arrestuan tre ditë më parë në saj të operacionit “Oaz”.
Nëntë prej tyre i përkasin fisit Bajri, i njohur për të shkuarën e tyre kriminale në Shkodër, si dhe dy të tjerë nga Holanda do të njihen me masën e sigurisë.
Seanca e parashikuar të mbahet te Krimet e Rënda pritet të zhvillohet në orën 14.00, ndërsa akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, gjobvënie, trafikim narkotikësh etj.
Po ashtu, ata akuzohen për vrasje të vitit 2000 dhe Fatbardh Licit në Shkodër, pak muaj më parë.
Nga ana tjetër, Enver Bajri, i cilësuar si ‘koka’ e bandës vijon të jetë i lirë dhe në arrati. Sipas të dhënave të deritanishme, Enver Bajri ndodhet jashtë Shqipërisë dhe dyshimet më të forta janë se ai fshihet në Belgjikë.
TE ARRESTUARIT JANË:
1.Behar Brajoviq, (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim;
-Enver Bajri., 45 vjeç
-N.H., 34 vjeç.