Flash News

KRYESORE

Të arrestuarit në Kukës, qytetarët sërish protesta te Drejtoria e Policisë në Tiranë

Dhjetëra qytetarë janë ngritur sërish mëngjesin e sotëm në protestë kundër arrestimit të 23 protestuesve që kundërshtuan taksën në Rrugën e Kombit ditën e shtunë.

Ata u arrestuan dje në orën 03.00 pas mesnate nga policia dhe forcat RENEA, ndërsa për shkak të kapaciteteve janë dërguar në komisariatin e Tiranës.

Qytetarët dhe familjarët e tyre janë mbledhur sërish sot para godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe kërkojnë lirimin e tyre.

“Unë nuk kam asnjë familjar të arrestuar, por vetë jam nga Kukësi. Jam në pension dhe që kur ka ardhur ky s’kam pas asnjë lek shtesë. Protestojnë për djemtë tanë, protestojnë për të drejtën tyre”, u shpreh njëri nga qytetarët për Neës 24.

Po ashtu, në mbështetje të protestës janë edhe dy deputetë të PD, Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu.

“Jemi në mbështetje të personave të arrestuar. Kemi kontaktuar me drejtuesit e policisë së Tiranës. Deri tani jemi në pritje , protestuesit nuk kanë shkelur ligjin dhe është zona e vendit që jeton me 2 euro. S’ka asnjë mundësi të paguajnë 10 euro për një rrugë”, u shpreh Strazimiri.

Të fundit