Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Të arrestuarit në protestën e opozitës para gjykatës, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për 15 prej tyre
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 15 nga 19 të arrestuarve, disa orë pas përfundimit të protestës së 16 shkurtit para kryeministrisë.
Ndërsa sot kanë dalë para gjykatës, mësohet se organi i akuzës ka kërkuar burg edhe për Florenc Hoxhën, ish-kryetarin e Policisë Bashkiake të Tiranës, apo Sajmir Rexhepin, i njohur edhe si “Ujku i Cërrikut”.
Nga ana tjetër, prokuroria ka kërkuar masë më të lehtësuar për 4 të tjerë, mes tyre dy gra me “Detyrim paraqitje” dhe arrest shtëpie.
Ata akuzohen për “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Të arrestuarit janë:
Florenc Hoxha
Emanuel Nallbani
Naim Haxhiu
Andon Gjini
Resul Daci
Suzana Dimushi
David Linati
Hasan Jakupi
Ilir Hamedini
Festim Taku
Sajmir Rexhepi
Mitat Fieraku
Lefter Jakupi
Pëllumb Sheluka
Veljan Dine
Ndue Tuci