Flash News

KRYESORE

Të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit, zbardhet roli i secilit në ekzekutimin e 41 vjeçarit

Të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit, zbardhet roli i secilit

Policia e Tiranës ka zbardhur rolin e personave të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 41 vjeçarit, Devi Kasmi. Për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, policia ka arrestuar Elton Halipajn, Efthymiou Efthymious, Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari, ndërsa është shpallur në kërkim Aurel Hoxhallari.

Sipas policisë, shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit Devi Kasmi, si vrasës me pagesë. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Të fundit